Juventus fiton me shumë vuajtje, bind Roma, ndalet Napoli (VIDEO)

Skuadra kampione në fuqi e Juventusit ka vuajtur shumë për të marrë 3 pikët e plota në ndeshjen e javës së 12-të kundër skuadrës së fundit në renditje, Beneventos. “Bardhezinjtë” përmbysën rezultatin vetëm në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë i takoi skuadrës mike, te e cila skuadër për 90-të minuta luajti Berat Xhimshiti, teksa Ledian Memushaj mbeti në bankinë.

Golin e vetëm në këtë takim futbollistët e Benevntos e realizuan në minutën e 19-të me anë të Ciciretin, teksa për fitoren e 10-të këtë edicion të “Zonjës së Vjetër” u përkujdesën Higuain (57’) dhe Kuadrado (65’).

Roma morri një fitore spektakolare në Firencë duke mundur Fiorentinën me rezultatin 2:4. Tek “Ujkesha Romake” spikati sulmuesi Gerson që shënoi dy gola, ndërkohë që Manolas dhe Perotti realizuan edhe nga një gol tjetër për Romën, teksa për vendasit autorë të golave ishin Veretut dhe Simeone.

Napoli i Hysajt u ndal në barazim të bardhë në transfertën ndaj Kievos, teksa Kaljari mundi Veronën.

Serie A, Java 12

Inter 1 – 1 Torino
Cagliari 2 – 1 Verona
Chievo 0 – 0 Napoli
Fiorentina 2 – 4 AS Roma
Juventus 2 – 1 Benevento
Lazio U shtye Udinese
Atalanta 18:00 SPAL
Sassuolo 20:45 AC Milan

Leave a Reply