Struga Trim Lum fituese e Kupës “Pavarësia” 2017

Për nder të ditës së lamurit shqiptarë, 28 nëntorit sot në qytetin e Korçës është zhvilluar turneu tradicional, Kupa “Pavarësia”, në të cilën fituese doli të jetë skuadra e Struga Trim Lum nga Maqedonia, njfofton “”infOSport.mk”.

Për Struga Trim Lum është kjo pjesëmarrja e parë dhe trofeu i patë në kuadër të një turne të këtillë me shumë vlera, ku futbolli thyen për një ditë të vetme kufijtë e Shqipërisë.

Struga Trim Lum në finalen e madhe mundi ekipin e Otrantit nga Ulqini i Malit të Zi, edhe atë vetëm përmes penaltive (4:1), pasi paraprakisht në gjysmëfinale kishte mundur Tiranën me rezultatyin 1:0. Në anën tjetër Otranti deri në finalen e madhe arriti pas triumfit 2:1 ndaj Lirisë së Prizrenit.

Rikujtojmë Struga në moment të fundit prani ftesën të jetë pjesë e këtij turneu, pasi një gjë të tillë kishte refuzuar Shkëndija, pjesëmarrëse e zakonshme e viteve të fundit të këtij turneu, i cili këtë vit u zhvillua për nder të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton “infOSport.mk”.

Përveç titullit të fituar, Altin Loga nga rradhët e FC Struga Trim Lum u zgjodh si futbollisti më i mirë, teksa skuadra kosovare e Lirisë si ekipi më “Fair Play” i turneut.

Leave a Reply