Celina shënon sërish për Ipsuiçin, mundin Notingham Forestin (VIDEO)

Ipsuiçi ka arritur një fitore të vlefshme këtë fundjavë ndaj Notingam Forest, në të cilën sërish në listën e golashënuesve u regjistrua futbollisti kosovar, Bersant Celina. Anëtari i përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e fundit të takimit, kur edhe vulosi fitoren e skuadrës së Ipsuiçit, 4:2.

Ipsuiçi në dy raste gjatë pjesës së parë avansonte ndaj Notingam Forestit, skuadër kjo e cila kundërpërgjigjej dhe pjesën e parë e mbylli me barazimin 2:2.

Fitoren skuadra e Bersant Celinës e siguroi në pjesën e dytë, kur edhe shënoi dy gola, me golin e nokautit të shënuar nga Celina në minutën e 67-të.

Për Bersant Celinën ishte ky goli i 6-të i shënuar këtë edicion me fanellën e Ipsuiçit, që pas 20 xhirove me 32 pikë renditet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply