Barazon edhe Reali, nuk shfrytëzon gabimin e Barcelonës (VIDEO)

Atletik Bilbao dhe Real MadridI kanë barazuar pa gola në një ndeshje me intensitet të lartë që u zhvillua sonte në “San Mamesh” në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Reali pati më shumë nga loja duke dominuar në posedim të topit dhe kontroll të lojës, megjithatë vendasit patën një goditje më shumë në portë se skuadra e Zinedine Zidane.

Në minutën e 87-të, Serhio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme me bërryl.

Real Madridi pas këtij barazimi vazhdon të ruaj pozitën e katërt me 28 pikë, po aq sa ka edhe Sevilja në pozitën e pestë, skuadër kjo e cila me rezultatin 2:0 mundi më herët gjatë ditës së sotme, Deportivo Lakorunjën.

Reali nuk arriti që të shfrytëzojë gabimin e Barcelonës në ndeshjen e parë të ditës së sotme ndaj Selta Vigos, në të cilën ndeshje “katalunasit” barazuan me rezultatin 2:2. Barcelona vazhdon të ruaj distancën prej 8 pikëve ndaj rivalëve të përbetuar, duke kryesuar renditjen me 36 pikë, 5 më shumë se Valencia e vendit të dytë, ndërkohë Atletiko Madridi pas fitores 2:1 ndaj Real Ssociedadit tashmë me 30 pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply