Spektakël, gola dhe fitore e Junajtedit në derbin ndaj Arsenalit (VIDEO)

Derbi ndeshja e javës së 15-të në Premierligën angleze midis Arsenalit dhe Mançester Junajtedit ka dhuruar plotë 4 gola dhe fitoren e “Djajve të Kuq”, 1:3. Mirëpo përveç kësaj, ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” dhuroi spektakël, raste pa fund, emocione, pritje bravuroze të gardianit spanjoll De Gea, si dhe një karton të kuq për francezin, Poll Pogba, edhe atë me plotë të drejtë.

Çështjen e fituesit skuadra e Hoze Murinjos e zgjodhi që në 10 minutëshin e parë, kur edhe shënoi dy golat vendimtarë.

Valencia në minutën e katërt e shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e Poll Pogbas, ndërkohë vetëm 7 minuta më pas Lingard realizoi edhe golin e dytë.

Arsenali tentoi të kthehet në lojë, mirëpo ishte De Gea ai i cili u mohoi golin “topçinjëve”, të cilin e gjetën vetëm pas 4 minutave lojë me anë të sulmuesit francez, Lakazet.

I gjithë stadiumi shpërtheu në festë, me shpresë se skuadra e tyre do të kthehet në lojë dhe se do arrijë edhe barazimin, mirëpo në minutën e 63-të Lingard edhe njëherë tjetër doli në skenë duke shënuar golin e tretë në rrjetën e Peter Çeh.

Punën më të madhe gjatë shënimit të këtij goli e kreu francezi, Poll Pogba, i cili ia mundësoi bashkëlojtarit të tij që i papenguar nga askush ti jap goditjen përfundimtare Arsenalit, që pas kësaj disfate renditet në pozitën e 5-të me 28 pikë, teksa Junajtedi me 35 pikë mban pozitën e dytë.

Një fitore të madhe në ndeshjet e sotme arriti edhe Liverpulli që në transfertë me rezultatin 5:1 mundi Bbrajtonin, Evertoni ngadhnjeu ndaj Hadersfildit, njëjtë sikurse edhe Letseri përballë Bërnlit, teksa Totenhami u ndal në barazim në transfertën ndaj Uatfordit. Ndeshja e vetme që u mbyll me barazim pa gola, ishte ajo ndërmjet Uest Bromuiç Albionit dhe Kristal Palasit.

Premierliga, Java XV

Chelsea 3 – 1 Newcastle
Brighton 1 – 5 Liverpool
Everton 2 – 0 Huddersfield
Leicester 1 – 0 Burnley
Stoke 2 – 1 Swansea
Watford 1 – 1 Tottenham 
WBA 0 – 0 Crystal Palace
Arsenal 1 – 3 Manchester Utd

Leave a Reply