Xherdan Shaqiri shënon sërish në fitoren e Stouk Siti (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka rezultuar deçiziv për Stouk Sitin në takimin e sotshëm ndaj Suonsit. Futbollisti shqiptarë i Zvicrës shënoi një gol në fitoren 2:1 të Stouk Sitit, skuadër kjo e cila tashmë me 16 pikë të tubuara renditet në pozitën e 13-të, njofton “infOSport.mk”.

Shaqiri realizoi golin e parë për Stouk Sitin në minutën e 36-të, duke barazuar në ato momente rezultatin në 1:1, pas atij goli të mysafirëve me anë të Vilfred Boni (3’).

Goli i Shaqirit erdhi falë një gabimi të futbollistëve mysafir në gjysmëfushën e tyre, ndërsa asistin e Xho  Alen, futbollisti shtatëshkurt e shfrytëzoi në maksimum, duke shënuar golin e tij të katërt këtë edicion në Premierligë.

Ky gol hapi rrugën edhe për golin e dytë të Stouk Sitit në këtë takim, që nuk vonoi shumë dhe erdhi vetëm katër minuta më pas, me autorë Diuf.

40 minuta lojë dhe 3 gola të shënuar, dy prej të cilëve për vendasit, që në këtë mënyrë iu gëzuan fitores, pasi në pjesën e dytë rrjetat pushuan.

Leave a Reply