Maqedonia U19 mëson kundërshtarët për eliminatoret e Evropianit të vitit 2020

Edhe përfaqësuesja maqedonase e 19-vjeçarëve ka njohur rivalët e saj për fazën eliminatore për kualifikim në Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

Goglat e shortit deshën që Maqedonia të bëjë pjesë në grupin 3, së bashku edhe me Republikën Çeke, Kroacinë dhe Luksemburgun. Emri i vendit organizatorë që do të zhvillohet tetorin e vitit të ardhshëm do të caktohet më vonë.

Dy vendet e para të secilit grup nga 13 gjithsej do të kualifikohen për në “Elite Round” për kualifikim në Kampionatin Evropian, ndeshje këto që do të zhvillohen pranverën e vitit 2019-të.

Leave a Reply