Alioski kur nuk shënon gol, dhuron asist (VIDEO)

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski vazhdon me formën e tij të mirë në kampionatin Çampionship të Anglisë. Alioski nuk është përfshirë në listën e golashënuesve në fitoren 3:1 të ekipit të tij Lids Junajted ndaj KPR, mirëpo nuk kishte se si të mungonte te asistuesit.

Shqiptari asistoi për Ruf, i cili në minutën e 63-të realizoi për 1:0 të Lids Junajtedit, ndërsa vlenë të kujtojmë se i njejti futbollist shënoi edhe dy golat tjerë. Për Alioskin ky është asistimi i dytë për këtë muaj, ndërsa ka të shënuar katër gola në këtë sezon të ri, ku gjithashtu të premten u shpall edhe futbollist i muajit nëntor nga Lids Junajtedi.

Leave a Reply