Bajerni fiton, Dortmundi rrëshqet sërish (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, duke vazhduar kështu dominimin në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë për “bavarezët” e realizoi Arturo Vidal në minutën e 20-të.

Për dallim nga ekipi i Bajernit të Munihut, skuadra e Borusisë së Dortmundit ka vazhduar të zhgënjej tifozët e vetë. “Verdhezinjtë” u mundën në teren vendas nga Verder Bremeni (1:2), teksa dy ndeshjet tjera të së shtunës u mbyllën me barazime.

Hamburgu u Mërgim Mavrajt barazoi pa gola në shtëpi ndaj Volfsburgut, teksa Lajpcigu luajti vetëm 2:2 ndaj Majncit.

Bundesliga, Java XV

Bor. Dortmund 1 – 2 W. Bremen
E. Frankfurt 0 – 1 Bayern
Hamburger SV 0 – 0 Wolfsburg
RB Leipzig 2 – 2 Mainz
B. Monchengladbach 18:30h Schalke

Leave a Reply