Bejl dhe Varane mungojnë gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve!

Reali të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Botërorit për klube, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Al Xhazira.

Megjithëse Garet Bejll është grumbulluar me kampionët e Europës për këtë turne, shanset që mesfushori uellsian të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës janë shumë të pakta.

Reali ka zhvilluar një stërvitje të hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të pranishëm ishin shumë tifoz të skuadrës “mbretërore”, të cilët me shumë duartrokitje përcillnin çdo kontakt me topin nga ana e yjeve si Ronaldo, Benzema, Modriç.

Por ajo që ka shqetësuar tifozët e Realit, është se në këtë seancë stërvitore Bejll dhe mbrojtësi Varane nuk e kanë përfunduar stërvitjen, duke u larguar që më herët, gjë kjo që len në dyshim paraqitjen e kësaj dyshe për ndeshjen gjysmëfinale kundër Al Xhaziras.

Leave a Reply