Pobeda e Prilepit bënë pazar te Partizani i Tiranës

Pobeda e Prilepit gjatë merkatos së janarit dëshiron të transferojë futbollistin e Partizanit, Klodian Nuri, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushor 22-vjeçar, i cili luan për ekipin “B” të skuadrës nga kryeqendra shqiptare.

Klodian Nuri është një nga futbollistët e Partizanit “B” që po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Genc Mahmutaj, ndërsa falë paraqitjeve të tij të mira ai ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së Pobedës.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se tashmë palët janë në negociata dhe se gjasat janë të mëdha që ky talent shqiptarë në merkaton e janarit të transferohet te skuadra nga Prilepi.

Nuri përmes një transferimi apo huazimi te Pobeda e Prilepit sheh mundësinë që të tregoj gjithë potencialin e tij dhe të bie në sy të trajnerit të ekipit të parë të Partizanit, Sulejman Starova, i cili për momentin nuk e ka në planet e tij.

Rikujtojmë pjesë e Pobedës më herët ishte edhe një futbollist tjetër i Partizanit, Jasir Asani, i cili tashmë ka zënë një vend në formacionin bazë të ekipit të parë nga Superliga Shqiptare, ndërsa pikërisht futbollisti shkupjan shihet si një urë lidhëse për transferimin e 22-vjeçarit Klodian Nuri te Pobeda.

Leave a Reply