Harts ndërpreu serinë prej 69 ndeshjeve pa humbje të Seltikut në Skoci (VIDEO)

Harts i ka dhënë fund serisë prej 69 ndeshjeve pa humbje të Sletikut në futbollin skocez. Skuadra e ish trajnerit të Liverpullit Brendon Roxhers të dielën në transfertën ndaj Harts pësoi një disfatë të rëndë 4:0, por që megjithatë nuk e zbriti nga pozita e kreu në elitën e futbollit skocez.

Seltiku me 41 pikë dhe një ndeshje më pak mban pozitën e parë, duke lënë pas vetes Aberdinin me 39 pikë dhe Gllazgou Renxhersin me 36 pikë.

Skuadra e trajnerit Rroxhers disfatën e fundit e kishte pësuar në muajin maj të vitit të kaluar, ndaj Sent Xhonson, ndërsa që nga atëherë numëron 60 fitore dhe 9 barazime në të gjitha kompeticionet në Skoci.

Leave a Reply