Shkëndija dhe Sabit Bilali ndajnë rrugët

Sabit Bilali nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Lajmin e kanë konfirmuar nga tabori i skuadrës tetovare përmes faqes së tyre zyrtare, ku bëhet e ditur se palët me konsesus kanë ndërprerë kontratën, raporton “infOSport.mk”.

Deri te kjo ndarje për më tepër ka  ardhur edhe pas dënimit të futbollistit në fjalë, i cili nga Komisioni Disciplinorë pranë FFM-së, u dënua me 6 muaj pas veprimit të tij të shëmtuar të bërë në ndeshjen e 6 nëntorit ndaj Ak.Pandev.

Ai në atë ndeshje të zhvilluar në Tetovë, fillimisht kishte goditur me grusht njërin nga futbollistët e Akademia Pandev, që të njëjtin më pas edhe ta shqelmoi, përderisa ky i fundit ndodhej i shtrirë në fushë.

Një veprim ky i pamatur dhe jo i menduar mirë nga Bilali, i cili në fushat e blerta do të rikthehet me 7 maj të vitit të ardhshëm, e që shumë vështirë do ta ketë për të gjetur ndonjë skuadër nga vendi gjatë merkatos së janarit.

Me shumë gjasa, Bilali të vetmin solucion e sheh një transferim jashtë vendit.

Ndryshe, Bilali skuadrës së Shkëndijës iu bashkua verën e vitit 2021, kur erdhi nga rradhët e FC Shkupit. Sezonin aktual, 25-vjeçari i lindur në Pula të Kroacisë, kishte zhvilluar 11 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol, përderisa në përgjithësi me fanellën “kuqezi” të skuadrës tetovare numëron 28 ndeshje.

Ndryshe në futbollin vendor, i njëjti kishte luajtur edhe me dy skuadrat shkupjane, Makedonija GJ.P dhe FC Shkupi, derisa kishte nisur si i ri te skuadra e Dinamo Zagreb II, për të luajtur më pas edhe në Gjermani me skuadrën e FSV 63 Luckenëalde. (infOSport.mk)

Leave a Reply