Janevski: Me meritë vazhdojmë në çerekfinale të kupës

Fitorja 0:2 ndaj Shkupit i solli Vardarit kualifikim në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë me rezultat të përgjithshëm 3:1 nga të dyja përballjet, njofton “infOSport.mk”.

Numri një i stafit teknik të Vardarit, Çedomir Janevski është shprehur i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij dhe mendon që kualifikimi në çerekfinale është më se i merituar.

“I përgëzoj futbollistët, pasi në katër ndeshje regjistruan tri fitore dhe një barazim edhe atë në një muaj që është i vështirë për lojë. Futbollistët ishin maksimalisht të fokusuar dhe mentalisht të përgatitur. Pjesa e parë që është normale nuk luajtëm mirë, pasi ne ishim ata që duhej të bëjmë lojën. Është tejet e vështirë kur një skuadër e bën lojën, ndërsa tjetra mbrohet, që është normale dhe secili ka strategjinë e vet. Mendojë që në pjesën e dytë, ishim kundërshtar shumë më i mirë, krijuam raste dhe me meritë vazhdojmë më tej”, është shprehur trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski.

Vardari në çerekfinale të Kupës do të përballet me Shkëndijën e Tetovës.

Leave a Reply