Arsenali në gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Angli (VIDEO)

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinalen e e Kupës së Ligës në Angli, pasi triumfoi në derbin londinez ndaj Vest Hemit me rezultatin e ngushtë 1-0. “Topçinjtë” nuk e kanë nënvlerësuar aspak rivalin jo vetëm për faktin se ishte derbi, por është e vetmja mundësi për ta mbyllur sezonin me trofe, duke parë shkëputjen e Siti-t në kampionat.

Në “Emirates” ka vendosur goli i shënuar nga qendërsulmuesi Danny Velbek në fundin e pjesës së parë, pikërisht tre minuta para fundit. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, Bristol Siti-Mançester Junajted dhe Çelsi-Bournemouth e më pas pritet të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të trofeut të tretë për nga rëndësia në Angli.

Leave a Reply