Bonuçi sërish në mesin e “juventinëve”! Tërbohen tifozët e Milanit

Tifozët e Milanit janë tërbuar kur kanë parë në foto kapitenin e tyre me ish bashkëlojtarët e tij të Juventusit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto që sheh mbrojtësin përkrah “juventinëve” Markizio, Barzalji dhe Kielini, edhe atë menjëherë pas humbjes turpëruese në fundjavë nga Verona.

Restoranti “Trattoria Fratelli Bravo” publikoi çastet nga darka me miqtë e veçantë në rrjetet sociale, por nuk e mendonte që kjo do t’i sillte aq shumë telashe kapitenit “kuq e zi”.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat dhe fyerjet ndaj mbrojtësit, duke e konsideruar atë si një papërgjegjësi të madhe nga ana e futbollistit të tyre.

Leave a Reply