Nderim Nexhipi punësohet në FSHF, pritet të zbulojë talentë nga Maqedonia

Nderim Nexhipi, sh futbollisti i Fc Shkupit (ish Sloga Jugomagnatit), Rabotniçkit dhe Shkëndijës në Maqedoni, i cili një kohë të bukur luajti edhe në Superligën shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizani, edhe zyrtarisht ka nisur punën në Federatën Shqiptare të futbollit.

Ai do të ketë detyrë për të zbuluar talentët nga zona e Maqedonisë, për ekipet e moshave të përfaqësueses kuqezi, por edhe për Kombëtaren e parë.

Nexhipi e njeh mjaft mirë futbollin maqedonas, pasi pikërisht nga kampionati ynë vendor ai u afirmua si futbollist, kur vetëm si 16-vjeçar  u transferua te gjigandët e Herta Berlinit.

Ndryshe karrierën e tij aktive si futbollist e mbylli vitin e kaluar, duke qenë pjesë e Dritës së Gjilanit, ndërsa së fundmi ai luante rolin e opinionistit në kanalet sportive shqiptare të “Supersport Digitalb”.

Gjithashtu ai është angazhuar edhe me një studio menaxhimi futbollistësh, duke qëndruar në botën e futbollit edhe pas largimit nga ai aktiv.

Leave a Reply