Shkëndija ngacmon Milanin: Ne jemi “Rossonerët”më të suksesshëm (FOTO)

Shkëndija e Tetovës përmes një postimi në profilin e tyre zyrtarë në rrjetin social “fejsbuk”, kanë ngacmuar rivalin që kishin në “Plej Of” të Liga Evropës, Milanin e Italisë.

“I dashur Milan, ne vazhdimisht ju përcjellim për shkak të faktit se shokët nuk duhet të harrohen dhe në ktë moemnt ne rezultojmë të jemi Rossonerët më të suksesshëm. Mbani mend, forma është e përkohshme, klasi është permanent. Forca miq”,shkruhet  në ngacmimin e Shkëndijës.

Ky ngacmim erdhi pas rezultateve negative që po shënon Milani në Seria A, përderisa së fundmi u mposht edhe nga Verona me rezultat 3:0. Ndërkohë Shkëndija në Kampionatin vendor, e mbylli gjysmëstinorin vjeshtor, si e para në tabelë.

Leave a Reply