Zbulohet grupi kriminelë që kurdiste ndeshje futbolli edhe në Maqedoni!

Ndeshjet e kurdisura kanë marrë hovë të madh edhe në ndeshjet e kampionateve nga Gadishulli Ballkanik. “Al Xhazira Balkan” shkruan se policia sllovene dhe ajo kroate me ndihmën e Europol kanë zbuluar një grup kriminelësh ndërkombëtarë, që merreh me baste ilegale.
Të arrestuarit akuzohen për kurdisje të ndeshjeve në Serbi, Maqedoni dhe Çeki.

Në lokacione të ndryshme në Slloveni dhe Kroaci janë kryer kontrolle, pas së cilave janë konfiskuar 35 mjete elektronike, 32 telefona celularë, 19.650 euro, banknota të falsifikuara në vlerë prej 38.500 euro, si dhe dy automjete private.

“Grupi në mënyrë të paligjshme kishte vendosur një platformë “online”, me qëllim që të mundësojë baste të larta përmes ofruesve të tyre për shërbime të basteve në Azi” – thuhet në kumtesë.

Policia sllovene marsin e këtij viti kishte mësuae se grupi kriminel kishte investuar miliona euro për të manipuluar me ndeshje sportive.

Leave a Reply