Dy dëshirat e Murinjos për ti transferuar te Roma

Mesfushori i Lille, Renato Sançez dhe kapiteni i Torinos, Andrea Belotti janë dy objektivat kryesorë të Romës në afatin kalimtar veror.

Siç dihet, Romën nga sezoni i ardhshëm do ta udhëheq Hoze Murinjo, i cili do ta zëvendësojë Paulo Fonsekan pas sezonit dëshpërues, që rrezikojnë të mos kualifikohen në Liga Europa edicionin e ardhshëm.

Sipas “Tuttomercatoëeb”, Murinjo po kërkon transferimin e Sançez dhe Belottit. Mesfushori i Lille është 23-vjeçar, por tashmë ka përvojë të madhe nga Liga portugeze me Benfikën, në Bundesligë me Bajern Munihun, me Suonsin në Premierligë dhe me Lille në Ligue 1.

Belotti në anën tjetër është emër i njohur në futbollin evropian dhe tashmë disa sezone me rradhë po vazhdon të jetë një ndër futbollistët kyç te Torino.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka kontribuuar me 12 gola në 32 ndeshje të Serie A dhe pritet të përfshihet në ekipin kombëtar të Italisë për Kampionatin Europian.

Leave a Reply