Gjigandët e Nike “konfirmojnë” transferimin e Kutinjos te Barcelona

Thashethemet dhe lajmet e ndryshme të plasuara nëpër media rreth transferimit të Filipe Kutinjos vazhdojnë me të madhe edhe vetëm një ditë para fillimit të merkatos së janarit.

Një arsye e fortë për të intensifikuar këto thashetheme dhe se ky transferim është shumë afër, është bërë edhe kompania sportive “Nike”, e cila pa dashje për shumë shkurtë kohë ka lëshuar në sajtin e saj linkun ku mund të gjindej fanella e Barcelonës me emrin e brazilianit.

Kjo është konfirmuar nga qindra vizitor të sajtit “nike.com”, të cilët mëngjesin e sotëm ringjallën edhe më shumë zërat përmes rrjeteve sociale.

Portali online i “Mundo Deportivo” kishte kapur këtë detaj përmes “print Screen”, në të cilin shkruhej: “Filipe Kutinjo i gatshëm të shëlqejë në “Kamp Nou”. Blejeni fanellën e Barcelonës për sezonin 2017/2018 me numrin e magjistarit”.

Mediat gjithë këtë situatë e shpjegojnë në dy mënyra: ose është ky një lëshim i bërë nga ana e Nike duke treguar transferimin e brazilianit në “Kamp Nou” që para kohe, ose e gjithë kjo është pjesë e hakerëve.

 

Leave a Reply