Arsenali gati formulën për ta “rrëmbyer” Mahrezin

Futbollisti i Lester Sitit, Rijad Mahrez është “caku” i skuadrës së Arsenalit. “Topçinjtë” dështuan në blerjen e sulmuesit algjerian gjatë verës së kaluar, sepse Lesteri kërkoi 50 milionë euro dhe londinezët e konsideruan shumë të lartë këtë çmim. Sipas asaj që shkruan gazeta afrikane “Le Buteur”, Venger mbetet një admirues i Mahrez dhe do të përgatisë një tjetër ofertë gjatë merkatos së janarit. Mahrez është rikthyer në formën e tij më të mirë, që pas mbërritjes në trajnerit Claude Puel në “King Poëer Stadium”.

Mahrez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në këtë sezon. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës pesë herë në tetë ndeshjet e fundit. Ëenger kërkon ta marrë futbollistin, që u shpall më i miri në Premier League para dy sezonesh, për të zëvendësuar Alexis Sançez. Sulmuesi nga Kili do të largohet në qershor me parametër zero, sepse i përfundon kontrata në “Emirates Stadium”. Mançester Siti dhe Paris Sen Zhermen janë klubet që kanë pasur kontakte me Sanchez, por nuk duhet përjashtuar nga gara edhe Bayern Mynihu.

Leave a Reply