Pike mungon në transfertën ndaj Las Palmasit

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike me shumë gjasa nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme kundër Las Palmasit. 30 vjeçari nuk ka marrë pjesë në asnjë stërvitje gjatë kësaj jave, ndërsa edhe në seancën e sotme gjithashtu mungoi.

Në fillim të javës, Pike ishte në Madrid për t’i ndjekur ndeshjet e tenist që po zhvillohet në turneun prestigjioz, ku po marrin pjesë shumë emra të njohur.

Nga tabori Barcelonës po heshtin rreth gjendjes së futbollistit, por është me të vërtet e pamundur që ai të jetë në terren në ndeshjen ndaj Las Palmasit, pa asnjë stërvitje të zhvilluar.

Takimi Las Palmas-Barcelona do të zhvillohet nesër me fillim në orën 20:00.

Leave a Reply