Shkupi nesër ndez motorët për sezonin pranveror

Pas tri javëve pushim, nga e enjtja trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu do të bëjë grumbullimin e parë të futbollistëve, për të nisur përgatitjet për sezonin pranveror. Skuadra e Shkupit fillimisht tri ditët e parë ka planifikuar të zhvillojë me stërvitje të lehta në stadium të mbyllur, ndërsa nga dita e hënë ata do të transferohen në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov, për të zhvilluar stërvitje në fushën me bari artificial.

E gjithë kjo do të zgjatë deri më 21 janar, ndërsa vetëm një ditë më pas ekspedita “bardhekaltër” do të shpërngulet për në Antali, ku edhe do të zhvillojë fazën kryesore të stërvitjeve.

Këtu skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese, ku veçmë një prej tyre kanë caktuar, edhe atë ndaj shumë herë kampionëve të Azerbajxhanit, Karabag, ndërsa pritet definimi i datave edhe së paku edhe i tre ndeshjeve të tjera që trajneri Ardian Nuhiu ka kërkuar nga ana e drejtuesve të tij.

Leave a Reply