Emre Xhan megjithatë nuk largohet në janar nga Liverpulli!

Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Emre Xhan nuk do të largohet nga Liverpulli gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Sky Germany”.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me skuadrën nga “Enfilld Roud” deri në qershor të këtij viti, por thuhet se ka gjasa që të ulen në tavolinën e bisedimeve, për vazhdimin e bashkëpunimit.

Megjithatë i njëjti thuhet se është në bisedime edhe me Juventusin, skuadër kjo që po përcjellë situatën rreth tij që nga vera e kaluar.

Xhan i ishte bashkuar gjigandit anglez nga Bajer Leverkuseni në vitin 2014 për shumën e 10 milionë sterlinave, ndërsa brenda këtyre tre viteve të kaluara ai me fanellën e Liverpullit regjistroi  154 paraqitje dhe 12 gola. Vlera e kartonit të 23-vjeçarit në tregun e futbollit evropian, gjithnjë sipas “transfermarkt” tashmë kap shifrën e 28 milion eurove.

Leave a Reply