Junajtedit i mjaftojnë 6 minutat e fundit për të eliminuar Derbi Kauntin (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka shënuar një fitore jo dhe aq të lehtë 2:0 ndaj Derbi Kauntit në kuadër të rrethit të tretë të Kupës FA, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Murinjo të dy golat e fitores i shënuan në 6 minutat e fundit të takimit, edhe atë me Lingard në minutën e 84-të dhe Lukaku në minutën e 90-të. Ndryshe edhe përkundër dy golave të pranuar portieri mysafir, Skot Karson doli të jetë heroi i Derbi Kauntit, duke shëptuar në disa raste skuadrën e tij edhe nga ndonjë gol tjetër.

Leave a Reply