Kupa FA, debutim ëndërrash për Van Dijk…goli i tij kualifikoi Liverpullin më tej (VIDEO)

Liverpulli mundi Evertonin 2:1 në “’Enfilld Roud” dhe u kualifikua për në raundin e katërt të Kupës FA, njofton “infOSport.mk”. Hero i skuadrës vendase në këtë derbi lokal rezultoi të jetë mbrojtësi holandez Virxhil van Dijk, i cili shënoi golin e fitores që në debutimin e tij me fanellën e Liverpullit, pasi i njëjti ditë më parë për një shumë rekord për një mbrojtës, 75 milion sterlina erdhi nga rradhët e Sautemptonit.

Paraprakisht për Liverpullin kishte shënuar Xhejms Milner në minutën e 35-të nga pika e bardhë, ndërsa barazimin e përkohshëm Evertoni e kishte arritur kah mesi i pjesës së dytë përmes një kundërzbritje perfekte.

Leave a Reply