Italianët e Romës mposhten nga Shaktjar Donetsku (VIDEO)

Skuadra e Romës ka humbur me rezultat 2:1 nga Shaktjar Donetsku në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Roma kaloi e para në epërsi me golin e Under në minutën e 41-t, me të cilin rezultat 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte për vendasit që bënë përmbysjen, duke realizuar me Perreyran në minutën e 52-të dhe Fred në të 71-tën. Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet pas javëve në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Leave a Reply