Trajneri Nuhiu flet për dyshen Tipuriç – Atila

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka folur lidhur me dy përforcimet e fundit nga jashtë Maqedonisë, Emre Xhan Atila dhe Toni Tipuriç.

Ai ka thënë se dy futbollistët kanë treguar ngritje në punën e tyre gjatë kësaj faze sa kishin kohë për të punuar dhe shpreson se do të jenë të gatshëm për duelet e radhës.

“Kemi punuar me dy futbollistët në vazhdimësi dhe nga ajo që kanë treguar deri më tani jam shumë i kënaqur. Sigurisht se nuk është lehtë edhe për futbollistët që menjëherë të mësojnë organikën e lojës së skuadrës, andaj do të shkojmë në hapa të sigurt dhe do të shohim momentin e duhur se kur do të jenë të gatshëm për tu inkuadruar në formacion”, – ka thënë Nuhiu për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Që të dy sot kanë kompletuar dokumentacionin dhe do të jenë në shërbim të trajnerit edhe për ndeshjen e së dielës kundër Pobedës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir.

Leave a Reply