Momentet më të bukura dhe golat nga ndeshja Vardari – Shkëndija (VIDEO)

Sot Vardari dhe Shkëndija në arenën “Filipi i Dytë” zhvilluan ndeshjen e parë të ¼ së finales në Kupën e Maqedonisë. Pas 90 minutave lojë rezultati në semafor tregonte shifrat 1:1, duke bërë që udhëtuesi për në gjysmëfinale të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit në Tetovë me datë 7 mars.

Që të dy golat në ndeshjen e sotme u shënuan gjatë pjesës së dytë, me Ibraimin që shënoi golin e parë në minutën e 64-të, teksa golin e barazimit për Vardarin e realizoi braziliani Huan Felipe në minutën e 79-të nga gjuajtja e lirë.

Leave a Reply