Gjokoviçi do të luaj në Australian Open

Tenisti serb Novak Gjokoviq do të jetë pjesë e turneut gren slem Australian Open. Gjokoviq pjesëmarrjen e tij në turneun australian e konfirmoi përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një fotografi me logo të turneut dhe shkruar se është gati për lojë.

Ish numri një i botës së tenisit lëshoi turnetë në Abu Dhabi dhe Dubai për shkak lëndimit, ndërsa në pikpyetje ishte pjesëmarrja në Melburn. Kujtojmë që për shkak lëndimëve nga ky turne janë tërhequr Endi Marrej dhe Kei Nishikori. Turneu gren-slem Australian Open do të zhvillohet nga 15 deri më 28 janar.

Leave a Reply