Ngjarje horor në Kuvajt! Shembet tribuna, 30 tifoz të plagosur (VIDEO)

Ngjarje “horror” dhe e përgjakshme ka ndodhur në Kuvajt, pasi tifozë të futbollit janë plagosur, kur një pjesë e tribunës u shemb duke përplasur tifozët në tokë.

Incidenti ndodhi teksa futbollistët e Omanit po festonin, ndërsa festës së tyre dëshiruan që të ju bashkoheshin edhe tifozët e tyre.

Mediat raportojnë për të paktën 30 tifozë të plagosur, ndërsa me shpejtësi në internet është shpërndarë edhe video që tregon momentin e incidentit.

Omani mundi Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm përmes penaltive, 5:4, pasi ndeshja  në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

Ishte kjo hera e dytë që Omani del fitues i “Gulf Cup”.

Leave a Reply