Barcelona e sigurtë ndaj Levantes së Bardhit (VIDEO)

Barcelona ashtu edhe siç pritej ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të vitit 2018-të në La Liga, duke mundur Levanten me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Valverde fitoren e siguroi që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga dyshja Lionel Messi (12’), Luis Suarez (38’), ndërsa fare në fund në listën e golashënuesve u regjistrua edhe braziliani Paulinjo.

Messi mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, duke kthyer topin në shtyllën e parë për Luis Suarez, i cili me shumë mençuri dhe nuhatje lëshoi topin për bashkëlojtarin e tij Paulinjo, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënojë për rezultat 3:0.

Falë kësaj fitore Barcelona vazhdon të kryesoj bindshëm renditjen tabelare me 48 pikë, 9 më shumë se Atletiko Madridi i vendit të dytë, teksa Levante e Enis Bardhit, i cili nuk luajti në këtë ndeshje për shkak kartonëve, pozicionohet në vendin e 16-të me 18 pikë të tubuara.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply