Portlandi në sekondat e fundit e fiton San Antonion (VIDEO)

Skuadra e Portlandit ka regjistruar fitore të rëndësishme në NBA, pasi fitoi ndaj San Antonios me rezultat të ngushtë 111:110. Portlandi nuk kishte në parket Lillard, kështu që rolin e protagonistit për të e mori McCollum. Ishte pikërisht ky basketbollist që në më pak se 6 sekonda nga fundi i takimit shënoi dy pikët që i dhanë suksesi Portlandit. Për San Antonion që e ruan vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit më të mirë në parket ishin Aldrixh dhe Xhinobili që shënuan respektivisht 30 dhe 26 pikë.

Në anën tjetër, Oklahoma pëson disfatë nga Foniksi me shifrat 114:100. Vestrbruk e bëri detyrën e tij në parket duke shënuar bilancin me 26 pikë, 10 topa në tabelë e 11 asist, por këto nuk i mjaftuan kësaj skuadre për të ndryshuar gjërat. Foniks u shfaq në një formë të shkëlqyer dhe në periodën e tretë arriti ta çojë diferencën me Oklahomën deri në 18 pikë

Lejkersat më në fund gjejnë fitoren, duke mundur Atlantën me rezultat 132:113 Në ndeshjet e tjera të NBA, Utah humbi ndaj Miamit me rezultatin 102-103, ndërsa Njujork Niks fitoi me Dallasin 100-96.

Leave a Reply