Arda Turan nga Bacelona do të përfundojë te Istanbul Bashakshehiri?

Me afrimin e Filipe Kutinjos dhe me riaftësimin e Dembeles në kampin e Barcelonës nuk do të ketë më vend për Arda Turan. Mesfushori turk është  në “radarët” e shume klubeve europiane, ku i është propozuar edhe Milanit me Everton.

Por duket se 30-vjeçari do të zgjedhë të rikthehet në vendlindje. Istanbul Bashakshehir, ish-skuadra e Cikalleshit, është shumë pranë firmës me mesfushorin e Barcelonës. Ekipi i drejtuar nga Avcı synon titullin kampion këtë sezon dhe për këtë i duhet të përforcojë skuadrën me një lojtar si Turan.

Leave a Reply