Çelzi-Arsenal, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit (VIDEO)

Skuadrat e Çelzit dhe Arsenalit kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”, duke lënë gjithçka që të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet me datë 24 janar në “Emirates”.

Ndeshja nuk kënaqi tifozët e pranishëm në stadium, pasi edhe të dyja skuadrat luajtën me shumë kujdes. Çelzi kishte epërsi në posedimin e topit dhe goditjet drejt portës, mirëpo duke mos arritur që të materializojë rastet e krijuara para portës së “topçinjëve”.

Ndeshja do të mbahet mend edhe me debutimin e sistemit për ndihmën e referëve, VAR, e cila u përdor në tre raste, mirëpo duke mos ndryshuar asnjë vendim të arbitrit kryesor, Martin Atkinson.

Leave a Reply