Tetovari Ethem që u shndërua në “yll” te skuadra e Kukësit

Është Valon Ethemi, i lindur dhe i rritur në Tetovë, ndërsa sezonin e kaluar u transferua në Shqipëri dhe fillimisht debutoi me skuadrën e Mamurrasit. Në verë Ethemi kaloi në radhët e Kukësit, ndërsa për një kohë shumë të shkurtër ai përfitoi zemrat e tifozëve kukësian. 20 vjeçari ka shënuar edhe golin e parë me Kukësin në ndeshjen ndaj Teutës, të cilën e fituan me rezultat 4:2.

“Jam shumë i lumtur që arrita ta ndihmoj skuadrën time. Po ashtu, jam mjaft i lumtur që arrita të gjeja golin e parë. Ishte shumë e rëndësishme të shpërbleja besimin që më dha stafi teknik, pasi isha në vend të Alijevit. Në radhë të parë, është e rëndësishme të ketë sukses ekipi dhe më pas vijnë sukseset individuale. Dua të luaj futboll, të jap maksimumin për skuadrën dhe të shënoj sa më shumë. Te ne pak rëndësi ka kush shënon. Nëse arrihet suksesi, gjithçka është në rregull. Golin ia dedikoj babait tim”, është shprehur Ethemi në një intervistë për “sportekspres”.

Në takimin ndaj Teutës, Valon Ethemi kishte mbështetjen e miqve të tij dhe familjarëve që kishin vendosur ta mbështesnin nga shkallët e stadiumit. Nuk ka zhgënjyer Ethemi mr golin e shënuar dhe festën që e ndau me ta.

Leave a Reply