Kukësi nuk njeh rival në Turqi, mund edhe Bursasporin (VIDEO)

Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Kukësi, që po përgatitet në Antalia të Turqisë, sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj skuadrave nga elita e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 1:2 ndaj Kajserispor, skuadra verilindore e Shqipërisë sot po me të njëjtin rezultat mundi ekipin e Bursaspor, që pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në elitën e futbollit turk e mbylli në pozitën e 9-të.

Pjesa e parë nuk paralajmëroi një fitorë të kuksianëve, pasi e njëjta u mbyll në favorin e Bursaspor, që shënoi golin e vetëm me anë të Batalla.

Kukësi u rizgjua në pjesën e dytë, kur luajti shumë më mirë, madje duke arritur që të përmbys rezultatin. Ishte Eni Imami ai i cili në minutën e 64-të barazoi shifrat në 1:1, teksa vetëm 6 minuta më pas përforcimi i kësaj merkatoje, Donjet Shkodra të shënoi edhe golin e dytë për Kukësin, që njëherit u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e tyre të dytë në kuadër të përgatitjeve në Turqi, që po i zhvillojnë nën urdhërat e trajnerit të ri, austriakut Peter Pakult, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në tokën turke në kuadër të këtyre përgatitjeve, Kukësi do ta zhvillojë pas tre ditëve (13 janar) kundër gjigandëve të Fenerbahçes.

BURSASPOR – KUKËSI 1:2
Stadiumi: “Titanik Sport Kompleks”
Arbitër: Bahattin Şimşek, Oğuz Terzi, İbrahim Bozbey
Bursaspor: Harun Tekin, Barış Yardımcı, Ertuğrul Ersoy, Titi, Ëilliam Ekong, Aziz Behich, Mikel Agu, Emmanuel Badu, Pablo Batalla (Yusu 60’), Dzon Delarge (Jires Kembo 60’), Sinan Bakış
Bankina rezervë: Muhammed Şengezer, Rüştü Hanlı, Onur Atasayar, Ricardo Faty, Furkan Soyalp, Josua John, Jires Kembo, Yusuf Erdoğan, Bogdan Stancu
Trajner: Paul Le Guen
Kukësi: Enea Koliçi, Sidrid Guri, Ardit Poshi, Bujar İdrizi, Elis Bakaj, Simo Rrumbullaku, Besar Musolli, Albi Alla,  Ylli Shameti, Klevis Sadiku, Donjet Shkodra
Bankina rezervë: Kevin Kumanova, Elton Jose, Sitivi Frashëri, Elvis Koci, Maldin Ymeri, Valdrin Hallaçi, Nicholas Lee, Arti Krashi, Klodian Duraku, Eni Imami
Trajner: Peter Pacult
Golashënues: Batalla 33’ (Bursaspor), Eni Imami 64’, Donjet Shkodra 70’ (Kukësi)

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply