Fatmir Arifi ndërprenë bashkëpunimin në Gjermani, rikthehet në vendlindje

Futbollisti shkupjan, Fatmir Arifi ka ndërprerë bashkëpunimin me FC Kosova-Hamburg që bën pjesë në kategorinë e pestë të futbollit gjerman. Largimin nga skuadra gjermane për “InfOSport.mk” e konfirmoi vet Arifi, duke treguar që arsyet e largimit ishin çështja e finansave, ndërsa njëashtu futbollisti ka pasur edhe disa probleme me vizen gjermane.

Arifi me FC Kosova-Hamburg ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola, duke qenë kështu golashënuesi i ekipit. Arifi tashmë mbetet një futbollist i lirë, ndërsa edhe përkrah interesimit të disa klubeve tjera gjermane ai ka vendosur të rikthehet në Maqedoni.

Kujtojmë që Arifi para kalimt te skuadra gjermane, ai ishte pjesë e FC Shkupit.

Leave a Reply