Klop: Ndeshje historike, për të cilën do flitet edhe pas 20 viteve! (VIDEO)

Liverpulli u bë skuadra e parë që i shkaktoi disfatën e parë Mançester Sitit gjatë këtij sezoni në Premierligë. “Të Kuqtë” nga Enfilld Roud ngadhnjyen ndaj ekipit të Pep Guardiolas me rezultatin 4:3, edhe pse suksesi i tyre mund të ishte edhe më i thellë. Pas përfundimit të ndeshjes Klop foli në superlativa për futbollistët e tij, ndërsa ndeshjen e sotme  e quajti historike.

“Uau!Çfarë ndeshje! Të dyja skuadrat dhanë më të mirën nga vetja. Njerëzit në gjithë botën e kanë ndjekur këtë ndeshje dhe kanë mbetur të kënaqur që futbollistët luajtën me zemër dhe shpirt. Ishte kjo një ndeshje historike, për të cilën do të flitet edhe pas 20 viteve, pasi Siti nuk e besoj se do humbas ndonjë ndeshje deri në mbyllje të sezonit” – u shpreh Klop.

 

Leave a Reply