Shkupi të enjten miqësore me një skuadër nga Superliga e Kosovës

Shkupi të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese me një kundërshtarë më serioz, për dallim nga ndeshja e sotme, kur skuadra nga Çairi përballë kishte ekipin e sa të të rinjëve, gjenerata 1999/2000, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “bardhekaltërve” në ndeshjen e 18 janarit do të jetë skuadra e Dritës nga Gjilani që garon në Superligën e Kosovës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në ora 14:00 në stadiumin e Gjorçe Petrovit (me barë artificial), ndërsa do të jetë kjo një mundësi e mirë që të shohim edhe Rron Brojan, futbollistin kosovar i cili sot nuk u paraqit përballë ekipit të të rinjëve të FC Shkupit.

Leave a Reply