E pazakontë, lojtari ndërhyri ndaj arbitrit, ai e ndëshkon me të kuq! (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni të dielën në mbrëmje edhe pse pa shërbimet e Nejmar, në fund i’a doli të shënojë fitore në transfertën ndaj Nant.

Golin e vetëm për “parisienët” e realizoi argjentinasi, Anhel Di Maria, mirëpo takimi i zhvilluar në “Stade de la Beaujoire” do të hyjë në histori për një episod jo të zakonshëm që ndodhi në minutat shtesë të takimit.

Mbrojtësi i Nant, Diego Karlos nga mbrapa pa dashje ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj arbitrit kryesor, Toni Shapron, i cili i inatosur nga ky veprim i futbollistit vendas, tentoi që të rrëzonte atë, ndërsa pasi nuk arriti të bëjë një gjë të tillë, më pas e ndëshkoi me karton të verdhë, që ishte i dyti në këtë takim, me ç’rast duheshe të braktis fushën.  Për më shumë, shihni videon  më poshtë:

Leave a Reply