Renova barazon në Korçë ndaj Skënderbeut

Renova ka barazuar pa gola në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Korçë përballë kampionëve të Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje, në të cilën të dy trajnerët përfituan nga rasti, për të parë nga afër formën e futbollistëve të tyre, edhe pse Renova me përgatitjet ka filluar më herët se skuadra korçare.

Megjithatë Skënderbeu ishte skuadër më e mirë në fushë, mirëpo që inciativën e saj nuk arriti dot ta kurorëzojë me gol. Në anën tjetër edhe Renova kishte rastet e saj, duke vurë në vështirësi disa herë portën e korçarëve, tek të cilët sot u paraqitën edhe Kristi Vangjeli dhe Emiliano Vila, teksa nga tribuna ndeshjen ndoqën mbrojtësi Radash dhe mesfushor Muzaka.

Për Skënderbeun ishte kjo ndeshja e dytë, pas asaj fitore ndaj Maliqit, teksa në anën tjetër për Renovën ndeshja e katërt dhe barazimi i parë, pas dy fitoreve dhe një disfate nga Labunishti.

Leave a Reply