Momentet më interesante nga ndeshja, FC Shkupi–Renxhers, Muarem kishte rastin e ndeshjes (VIDEO)

FC Shkupi barazoi pa gola në ndeshjen e kthimit ndaj gjigandëve skocez të Gllazgou Renxhersit, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Zekirja Ramadani zhvilluan edhe një ndeshje shumë të mirë, njëjtë sikurse ajo në ndeshjen e parë në Skoci, ku edhe ishte vendosur gjithçka, pas atyre dy golave të shënuar nga Marfi dhe Tavernier.

Pikërisht rezultati i asaj ndeshje (2:0), doli të jetë vendimtarë për kualifikimin e Renxhersit për në raundin e dytë, pasi ndeshja e sotme në Shkup u mbyll me barazim pa gola.

Megjithatë edhe përkundër rrjetave të paprekura, rastet nuk munguan, ndërsa FC Shkupi mund të vuaj për atë rast të humbur nga Muarem Muarem në minutën e 89-të, kur nuk arriti të dalë fitues përballë portierit mysafir, MkGregor.

Leave a Reply