Jasir Asani shënon, por Partizani pëson sërish në Turqi

Jasir Asani ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e Partizanit, në ndeshjen që kjo e fundit e zhvilloi sot në Antalia të Turqisë kundër ekipit nga Uzbekistani, Pakhtakor Tashkent në kuadër të fazës përgatitore, njofton “infOSport.mk”.

Jasir Asani shënoi golin e parë të takimit, mirëpo në fund ishte skuadra uzbekistaneze, ajo që iu gëzua fitores, duke mundur Partizanin me rezultatin 1:3, edhe atë me dy gola të shënuar që gjatë pjesës së parë dhe një tjetër në pjesën e dytë.

Futbollisti i talentuar shkupjan realizoi në minutën e 12-të, duke qenë titullar i padiskutueshëm në repartin ofenziv, ndërsa që nga minuta  e parë në këtë ndeshje, trajneri Sulejman Starova inkuadroi në lojë edhe struganin, Egzon Belica, i cili ndodhet në prova te skuadra nga kryeqendra shqiptare.

Gjatë pjesës së dytë trajneri i Partizanit në lojë inkuadroi edhe kumanovarin Alban Sulejmanin, si dhe ish futbollistin e Pelisterit, Lukas Fereira Kardoso.

Rikujtojmë Partizani u mund edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën turke, kur u mund fare në fund nga Kasimpasha me rezultatin minimal 0:1.

Leave a Reply