Vëllazërimi transferon një sulmues nga Liga e Parë (FOTO)

Vëllazërimi i Kërçovës sot edhe zyrtarisht nisi fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Risi në grumbullimin e parë të skuadrës kërçovare ishin disa futbollistë të rinj, në mesin e  të cilëve edhe sulmuesi shkupjan, Ensar Sulejmani, i cili te Vëllazërimi transferohet nga rradhët e skuadrës së Skopjes nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar, i cili karrierën e kishte nisur te Vardari, duke kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e skuadrës së Pelisterit për 6 muaj, kur në krye të skuadrës nga Manastiri qëndroi trajneri i mirënjohur, Gjoko Haxhievski.

Përveç tij në grumbullimin e parë të skuadrës së Vëllazërimit u paraqitën edhe tre përforcimet tjera, Ardit Zeqiri, Bllagoja Naumoski si dhe Genti Bislimi, ndërsa ditëve në vijim ashtu siç paralajmëruan nga skuadra kampione e sezonit vjeshtor, do të ketë sërish emra të rinj.

 

Leave a Reply