Gjenerata 2002 e FC Shkupit transferohet për stërvitje në Dojran

Se FC Shkupi dita ditës po i ngjan një skuadre me themel, po dëshmon edhe puna që po bëjnë drejtuesit e kësaj skuadre, që tashmë vëmendje të posaçme po ju kushtojnë edhe grupmoshave të reja, njofton “infOSport.mk”.

Nga dita e sotme gjenerata 2002 e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi është transferuar në Dojran, atje ku do të qëndrojë për 5 ditë. Trajneri Ferdi Ismaili beson se kjo fazë e përgatitjeve do të ndihmojë skuadrën e tij që sa më e përgatitur të pret startin e sezonit pranveror.

“Jemi vendosur këtu në hotel “Istatov” ku do qëndrojmë deri ditën e diel. E kemi bërë këtë, me qëllim që futbollistët të jenë sa më shumë bashkë dhe të punojnë në  grup. Ata janë futbollistë shumë të talentuar, ashtu që duhet të ju kushtojmë më shumë vëmendje. Besojmë se me punën që po bëjnë drejtuesit tanë do ja arrijmë qëllimit që nga shkollat tona të nxjerrim futbollistë cilësor. Sa u përket përgatitjeve, kemi paraparë të kemi nga dy stërvitje në ditë, ku kuptohet njëra prej tyre do jetë më e lehtë dhe tjetra që do i përkushtohet më shumë vëmendje lojës taktike. Kjo besoj do ndikoj pozitivisht tek futbollistët, me të cilët shpresojmë që në stinorin pranveror do arrijmë rezultate të lakmueshme” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i gjeneratës 2002 të FC Shkupit, Ferdi Ismaili.

Strategu shkupjan gjithashtu në kuadër të këtyre përgatitjeve ka paraparë që të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, por gjithnjë nëse arrinë të gjejë kundërshtarë.

Leave a Reply