KF Gostivari nesër ndez motorët për stinorin pranveror

Skuadra e Gostivarit prej nesër edhe zyrtarisht do të startojë me fazën e përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi gjatë stinorit vjeshtor grumbulloi 25 pikë, po aq sa edhe kampionët e dimrit të Vëllazërimit, ashtu që gjatë stinorit pranveror na pret një garë e fortë në Konferencën e Perëndimit, duke pasur parasysh se edhe Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrovi në pozitat 3 dhe 4 nuk ngecin shumë.

Risi te KF Gostivari është se kryesia e klubit është zgjeruar dhe do kryej punët me më shumë përpikshmëri, ndërsa sa u përket afrimeve të reja, një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pas fillimit të fazës përgatitore.

Nga ajo që mëson “infOSport.mk” pjesë e Gostivarit më nuk do të jenë Boban Mariç, Slavçe Velkovski dhe Miran Sinani, ndërsa në vend të tyre pritet që të vijnë futbollistë të rinj, të cilët do të bënin që mos të vërehet fare mungesa e tyre. Gjithashtu burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se Shkëndija ka dhënë dritë jeshile që dy futbollistët e saj të ri, Ersin Fetahi dhe Bashkim Lama të jenë pjesë e Gostivarit edhe 6 muajt e rradhës.

Leave a Reply