Interi lëvdërohet me futbollistin e Barcelonës, Rafinja

Skuadra e Interit që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve Europian edhe zyrtarisht ka konfirmuar lajmin për huazimin e Rafinja Alkantara nga rradhët e Barcelonës.

Mesfushori do të jetë pjesë e “neroaxurrëve” deri me 30 qershor të vitit 2018-të, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston klauzolë, sipas së cilës “zikaltërit” mund të blejnë kartonin e tij për shumën e 35 milion eurove, plus 3 milion euro bonusesh.

Rafinja është përforcimi i dytë i 3 herë kampionëve të Europës gjatë merkatos së janarit, pasi më herët skuadra nga “Xhuzepe Meaca” në huazim nga Benfika morri mbrojtësin argjentinas, Lisandro Lopez.

Në bazë të marrëveshjes mes klubeve, do të jetë Interi skuadra që do paguajë pagën e Rafinjas, deri sa të zgjatë huazimi i tij.

Leave a Reply