Talenti që braktisi Shqipërnë U21 për të luajtur me Greqinë!

Ka pasur shpesh raste kur lojtarë shqiptarë rritur larg atdheut kanë preferuar të luajnë për kombëtare të tjera pa na përfillur, por ka pasur edhe raste kur kanë luajtur për “kuqezinjët” dhe e kanë tradhtuar ekipin.

Mbrojtësi 19-vjeçar i Shqipërisë U-21, Enea Mihajn,  i cili ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa në ndeshjet kundër Izraelit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës në tetor 2017, tashmë duket se e ka braktisur ekipin përfaqësueses.

Titullar fiks te Panetolikosi në Superligën greke, me 15 ndeshje nga minuta e parë në kampionat, Mihaj është pranë transferimit te PAOK-u dhe konsiderohet një mbrojtës me të ardhme të rëndësishme.

Ndoshta elozhet kanë hapur oreksin e federatës greke, sepse ditët e fundit mediat greke shkruajnë se Mihaj ka vendosur të braktisë kombëtaren U-21 të Shqipërisë, pasi dëshiron të luajë për Greqinë.

Sipas gazetave greke, Mihaj ua ka shprehur dëshirën shokëve të skuadrës. (Sportekspres)

Leave a Reply